2012-09-08 15:21:16

Takimi i 26-të Botëror për Paqen “Njerëz dhe fe”, në Sarajevë


20 vjet pas rrethimit dramatik të Sarajevës, Bashkësia e Shën Egjidit dhe Kryedioqeza e Vrhbosna-Sarajevës organizojnë së bashku Takimin e 26-të Botëror për Paqen “Njerëz dhe fe”. Këtë vit, takimi që fillon nesër e përfundon më 11 shtator, ka si temë “Bashkëjetesa është e ardhmja”. Si zakonisht, në të marrin pjesë krerë fesh të ndryshme, eksponentë të botës politike e kulturore ndërkombëtare, si edhe përfaqësues të qeverisë boshnjake.







All the contents on this site are copyrighted ©.