Atë Armando Çekareli për vizitën e kardinalit Karlo Maria Martini në Shqipëri
Të hënën e kaluar, bota e Kisha u ndanë nga një personalitet katolik i madh. Ishte
kardinali Karlo Maria Martini, ish-kryeipeshkëv i Milanos, biblist i shquar. Pak
e dinë, se kardinali Martini pati ardhur edhe në Shqipëri e në Kosovë, në vitin 2003,
i ftuar nga jezuitët e Shkodrës, për të mbajtur ushtrimet shpirtërore për seminaristët,
në shenjtëroren e Zojës së Bekuar të Letnicës. Për takimin e kardinal Martinit me
kosovarët na foli, javën e kaluar, vikari i përgjithshëm Kishës në Kosovë, don Lush
Gjergji. Sot, po ju porpozojmë intervistën e don David Gjugjës me jezuitin atë
Armando Çekarelin, epror i jezuitëve në Tiranë, i cili e thirri kardinalin Martini
në shtator të vitit 2003, atë kohë ate Armendo ishte Rektor i Seminarit Ndërdioqezan
“Zoja e Këshillit të Mirë” në Shkodër. Ta dëgjojmë…..