2012-09-07 15:09:49

“App”-i i parë i Radio Vatikanit për telefonat Android


Radio Vatikani ofron “App”-in e saj të parë për telefonat Android. Me anë të këtij aplikacioni mund të dëgjohen në celular, në pesë kanale, të gjitha programet e radios në 40 gjuhë të ndryshme, mund të ndiqen videot në transmetim të drejtpërdrejtë, faqet e internetit, shërbimet gazetareske, të gjitha në një mjet, që jep mundësi për të njohur takimet dhe veprimtarinë e përditshme të Papës.
“App”-i, krejtësisht falas, mund të merret nga “market Google Play”, në adresën . Parashikohet që së shpejti, Radio Vatikani të zbarkojë edhe në platformën për Iphone/Ipad dhe në atë për Windows Phone.
Kujtojmë se Radioja e Papës përbëhet nga një bashkësi ndërkombëtare dhe shumëkulturore, me personel që vjen nga rreth 60 vende të ndryshme, në shërbim të Atit të Shenjtë, të Kishës, të popujve e kulturave të ndryshme, të cilave u drejtohemi. Me pasion të madh për universalitetin e Kishës e me dëshirën e kumtimit të Lajmit të Mirë të Ungjillit, vemë në dispozicion çdo mjet të shpikur nga njeriu, që komunikimi të shërbejë për bashkimin ndërmjet personave.







All the contents on this site are copyrighted ©.