Më 8 shtator mbahet Asambleja 7-të e kryedioqezës së Shkodrës
Në fillim të një viti të ri të veprimtarisë ungjillëzuese e baritore të Kishës, që
përkon edhe me fillimin e vitit të ri shkollor, kryedioqeza metropolite e Shkodër-Pultit
mban Asamblenë e 7-të baritore të saj më datën 8 shtator. Në këtë takim që mbahet
mbi programin e ri dhe orientimet e përgjithshme baritore nën udhëheqjen e kryebariut
të kësaj Kishe dioqezane, kryeipeshkvit imzot Angelo Massafra, marrin meshtarë, rregulltarë,
rregulltare e besimtarë laikë. Dy janë temat kryesore që do të shqyrtohen gjatë kësaj
asambleje dioqezane: Viti i Fesë që do të fillojë në tetorin e ardhshëm dhe falja
e pajtimi, si kundërpërgjigje ndaj hakmarrjes e gjakderdhjes, plagë që ende sot, mjerisht,
është e përhapur ndër shumë njerëz e familje shqiptare. Mbi këtë Asamble kishtare
dioqezane e argumentet kryesore, në mikrofonin e Radio Vatikanit të dëgjojmë imzot
Angelo Massafrën.....