Kremtohet festa e Nënë Terezës dhe përurohet Shtëpia e Bamirësisë në dioqezën e Sapës
Dioqeza e Sapës kremtoi triditëshin, kushtuar së Lumes Nënë Terezë, së cilës i ka
kushtuar edhe katedralen e Vaut të Dejës. Sot, në ditën e fundit të këtij triditëshi,
u përurua Shtëpia e Bamirësisë, qendër dioqezane në favor të të sëmurëve e të të braktisurve,
për të cilët, që sot e tutje do të kujdesen motrat e vogla karmelitane. Ndërtimi i
kësaj shtëpie u bë i mundur me kontributin e shumë organizatave e shoqatave, ndër
të cilat po përmendim shoqatën “Gianluca Felici”, me qendër në Romë. Më hollësisht,
të dëgjojmë Violeta Marashin nga Vau i Dejës…