2012-09-06 15:28:22

Imzot Shikluna: Papa flet qartë kundër abuzimit të pushtetit brenda Kishës


Përfundoi dje në Tuikenhem të Britanisë së Madhe, takimi i organizuar nga Shoqata Evropiane për Teologjinë Katolike dhe disa universite angleze, me temë “Të shëlbojmë pushtetin: kapërcimi i abuzimeve në Kishë dhe në shoqëri”. Në të mori pjesë edhe promotori i drejtësisë i Kongregatës për Doktrinën e Fesë, imzot Çarls Shikluna, të cilin e ftuam në mikrofonin tonë:RealAudioMP3
Në takim morën pjesë një grup teologësh të shquar evropianë për të diskutuar mbi një temë themelore për Kishën: mbi vullnetin për të purifikuar autoritetin e saj – i cili është shërbim, në vetvete – nga çdo lloj abuzimi. Kjo do të thotë të përgjegjësojmë jo vetëm laikatin, por edhe teologët, të cilët përpiqen t’u japin përgjigje pasojave të abuzimit të pushtetit, që është një plagë në Kishë, duke përfshirë këtu, edhe abuzimin seksual të të miturve. Takimet u pasuruan sidomos nga mësimet e Papës Benedikti XVI. Fjala e tij është e pastër, e qartë, e bazuar në teologji, por është edhe frymëzim i madh për të gjithë. Do të thosha se edhe vetë Vatikani është i përbërë nga njerëz e, siç shihet, jemi të gjithë në udhën e kthimit të zemrave kah Zoti, por nëse duam të kuptojmë se ku po shkon “Barka e Shën Pjetrit”, duhet të shohim atë, që na udhëheq. E Benedikti XVI është timonier i shkëlqyer.








All the contents on this site are copyrighted ©.