2012-09-05 18:32:00

Tre françeskanë të ri shqiptarë me kushte të përjetshme të jetës rregulltare


Në festën liturgjike të së Lumes Nënë Terezë, më 5 shtator, Provinca Françeskane shqiptare ‘Zoja Nunciatë’ në Shkodër, ishte në festë edhe për kushtet e përjetshme të jetës rregulltare të tre fretërve të rinj shqiptarë: fra Etien Ngushi, fra Valentin Rroku e fra Vilson Bunjaj. Gjatë kremtimit të Meshës Shenjte në Kishën e shën Françeskut në Gjuhadol, me miratimin e para Ministrit Provincial të Françeskanëve të Shqipërisë, atë Gazmend Tinaj, fretërit e ri, kushtet e tyre të përjetshme rregulltare, përmes dorës së kryeipeshkvit të Shkodrës imzot Angelo Massafra, i vendosën mbi elter të Zotit.Më hollësisht mbi këtë kremtim të bashkësisë rregulltare françeskane nga Shkodra na njofton Jolanda Baba....RealAudioMP3

E për domethënien që kanë kushtet e përjetshme të jetës rregulltare, për misionin e rregulltarit në Kishë e në shoqëri dhe përkimin e kësaj ngjarje me festën e së Lumes shqiptare Nënë Terezë dhe përvjetorin e vdekjes së martirit françeskan atë Pal Dodaj, flasim me Ministrin Provincial të françeskanëve të Shqipërisë, atë Gazmend Tinaj, në mikrofonin e Radio Vatikanit..............RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.