2012-09-04 16:08:51

Don Lush Gjergji: takimi i kardinalit Martini me shqiptarët, një përjetim i pashlyeshëm


Italia e Milano e përshëndetën për herë të fundit kardinalin Martini. Një popull i tërë i dha përshëndetjen e fundit tokësore një njeriu e një ipeshkvi shumë të dashur nga të gjithë. Katedralja katolike e Milano ishte e stërmbushur me njerëz e në sheshin para saj mbi 20 mijë njerëz e përcollën dje funeralin e kardinalit Martini, njeriut të Zotit, ipeshkvit e studiuesit të madh që ishte i afërt me çdo njeri, besimtar e jo besimtar, e që kishte një vëmendje të posaçme ndaj atyre njerëzve që gjendeshin në situata të vështira të jetës.
“Kardinali Carlo Maria Martin qe njeri i Hyjit, që studioi Shkrimin e Shenjtë, Biblën, të cilën e pat si dritë të jetës. Pra qe njeri i Zotit që e deshi Fjalën e Zotit e gjatë tërë jetës i shërbeu Kishës”. Kështu Benedikti XVI e kujtoi kardinalin Martini, në një mesazh të tij, lexuar nga përfaqësuesi papnor kardinali Angelo Comastri, me rastin e funeralit kremtuar në Katedrale të Milanos. Në homelinë e tij të Meshës së dritës, kardinali Scola përshkoi tiparet e trashëgimisë së madhe që la kardinali Martini: shpirtin e shën Injacit të Lojolës, atësinë e shën Ambrozit të Milanos, kërkimin e shën Agostinit të Iponës.
Zëri i dialogut në Kishën bashkëkohore, një zë që ngrihej përherë për të inkurajuar dialogun ndërmjet feve e kulturave, kardinal Martini qe një figurë poliedrike, i njohur në mbarë botën e njohës i botës mbarë, në shtator të vitit 2003 u njoh nga afër me shqiptarët.
Në atë vit kardinali Martini vizitoi bashkësinë e Jezuitëve pranë Seminarit “Zoja e Këshillit të Mirë" në Shkodër, dhe më pas shkoi në Shenjtëroren e Zojës së Madhe në Letnicë në Kosovë, ku me thirrje të Rektorit të Seminarit të Shkodrës, jezuitit atë Armando Ceccarelit, pranoi ftesën për t’u predikuar ushtrimet studentëve të filozofisë e të teologjisë, pra seminaristëve shqiptarë. Tema kryesore e ligjëratave të kardinal Martini ishte ‘Transfigurimi’ ‘Shndërrimi’.
Mbi këtë takim të kardinalit Martini me shqiptarë dhe mbi domethënien e kremtimit të natës Festës së sotme të së Lumes Nënë Terezë,Gonxhe Bojaxhiu, e cila pikërisht në shenjtëroren e Zojës së Bekuar në Letnicë pat ndie thirrjen e Zotit për jetën rregulltare, në mikrofonin e Radio Vatikanit të dëgjojmë don Lush Gjergjin, Vikarin e përgjithshëm të Kishës së Kosovës.......00:09:32:40







All the contents on this site are copyrighted ©.