2012-09-03 18:54:55

Kardinal Tetamanci për Karlo Maria Martinin: vështrimi i tij, largpamës


“Ne të kemi dashur për buzëqeshjen e për fjalën tënde, për përkuljen para brishtësisë sonë e për vështrimin largpamës, për fenë tënde në ditët e gëzimit e në ato të dhimbjes, për artin që kishe kur i dëgjoje dhe u jepje shpresë të gjithëve”. Kështu tha kardinali Dionigji Tetamanci, ish-kryeipeshkëv i Milanos, në fund të funeralit për kardinalin Karlo Maria Martini.
Ai kujtoi se është shuguruar nga vetë kardinali, i cili ka qenë pikë referimi për interpretimin e Shkrimit Shenjt, për të reflektuar mbi kohën e sotme e për të ëndërruar të ardhmen, duke përvijuar shtigjet e misionit ungjillëzues të Kishës. Kur më dorëzoi shkopin e ipeshkvit, kujtoi kardinali Tetamanci, më tha “do ta shohësh sa i rëndë është”. Në fund të fjalës së tij, kardinali Tetamanci u duartrokit gjatë nga besimtarët e pranishëm në katedrale.








All the contents on this site are copyrighted ©.