2012-09-02 12:22:42

Shenjtorët e Javës së 2 deri më 9 shtator


E diel 2 shtator Kisha kremton të dielën e 22-të gjatë vitit kishtar e po në këtë datë kalendari kishtar përkujton edhe
Të hënën 3 shtator, kalendari kujton shën Gregorin e Madh, papë e doktor i Kishës.
Të martën më 4 shtator, kalendari kishtar kujton shën Bonifacin I, papë, shën Rozen e Viterbos, virgjër, shën Marinin, oshënar e shën Mosiun, profet e ligjdhënës.
Të mërkurën e ardhshme më 5 shtator, kalendari kishtar kujton të Lumen shqiptare Nënë Terezën, Gonxhe Bojaxhiun, themeluesen e Misionareve të Dashurisë, bijën e motrën shqiptare, Nënën dhe Engjëllin e të varfërve.
Sivjet bie 15 vjetori i vdekjes së Nënë Terezës e ky përvjetor e kjo festë do të kremtohet në të gjitha Kishat në trevat shqiptare e në mbarë botën, me një kujtimin përherë të gjallë të mesazhit që e Lumja Gonxhe Bojaxhiu i la besimtarëve të krishterë e të gjithë njerëzve vullnet mirë: ta duam Zotin mbi çdo gjë e të afërmin porsi vetveten.
Gjithnjë të mërkurën më 5 shtator kalendari shënon edhe kujtimin e shën Erkolanit e Taurinit, martirë
Të enjten më 6 shtator, kalendari kishtar shën Zakarinë, profet; shën Onesiforin, nxënës i shën Palit apsotull.
Të premten më 7 shtator, kalendari kishtar kujton shën Regjinën, virgjër e martire, shën Guidon, ipeshkëv të Arecos;
Të shtunën më 8 shtator, kalendari kishtar kremton festën e Lindjes të Lumës së Mari Virgjër. Kjo festë te populli shqiptar njihet me emrin festa e Zojës së Vogël. Gjithnjë më 8 shtator, kalendari kishtar kujton edhe shën Sergjin I, papë.
Të dielën e ardhshme më 9 shtator, Kisha do të kremtojë të dielën e 23-të gjatë vitit kishtar, e gjithnjë më 9 shtator kalendari kujton edhe shën Pjetrin Klaver, meshtar jezuit, apostull ndër zezakë të internuar; shën Gorgonin, martir.







All the contents on this site are copyrighted ©.