2012-08-31 16:08:21

Këshilli i Kishave: konferencë për ligjin e blasfemisë dhe të pakicave fetare në Pakistan


Pas dhunës e problemeve ndërmjet të krishterëve e myslimanëve në Islamabad, Këshilli Botëror i Kishave vendos të mbajë në Gjenevë, një konferencë me temë “Përdorimi i gabuar i Ligjit mbi blasfeminë dhe pakicat fetare në Pakistan”. Do të mbahet nga data 16 deri më 19 shtator e pjesëmarrësit do të konfrontohen edhe me funksionarët e Agjensisë së OKB-së për Refugjatët. “Që prej një çerek shekulli – shkruhet në notën e Këshillit Botëror të Kishave – pakicat fetare në Pakistan jetojnë në një gjendje frike e tmerri, që kur ligji për blasfeminë u kthye në burim problemesh ndërmjet shumicës së vendit – myslimanët – dhe bashkësive fetare të pakicës, pra të krishterët, hinduistët dhe islamikët Ahamadiya. Shumë viktima të ligjit janë detyruar të kërkojnë strehim në vendet fqinjë, të tjerë, jetojnë të fshehur”. Prej kohësh, Këshilli Botëror i Kishave i ka kërkuar qeverisë pakistaneze ta shfuqizojë ligjin për blasfeminë, pa rezultat.







All the contents on this site are copyrighted ©.