2012-08-31 16:08:08

12 mijë të rinj nga e gjithë bota, në Budapest për “Genfest” të fokolarinëve


Përfundon të dielën në Budapest, “Genfest”, manifestim rinor i promovuar nga Lëvizja e Fokolarëve. 12 mijë të rinj nga e gjithë bota u mblodhën që nga dita e premte e deri më 2 shtator, në kryeqytetin e Hungarisë për të shkëmbyer përvojën e për të ndërtuar “ura vëllazërimi”, siç thotë edhe tema e sivjetme. Një delegacion i “Genfest” u prit edhe nga parlamenti. Pastaj, kocerte, ekspozita artistike, veprimtari sportive… Pika kulmore qe ndërtimi simbolik i një ure me dëshmitë e fesë së të rinjve nga e gjitha bota, por edhe me koreografi e muzikë, që të kujtojnë vëllazërinë universale. U promovua një projekt për ngritjen e një Observatori të përhershëm botëror të vëllazërimit, i cili duhet të njihet nga OKB-ja. Takimi rinor përfundon me një meshë në sheshin para Bazilikës së Shën Shtjefnit, kryesuar nga kryeipeshkvi i Budapestit, kardinali Peter Erdë.







All the contents on this site are copyrighted ©.