2012-08-29 16:36:39

Dita e OKB-së kundër provave bërthamore. Në Kazakistan, Forumi Botëror, me pjesëmarrjen e më se 50 kombeve


Në Ditën e sotme, themeluar nga OKB-ja kundër provave të armëve bërthamore, filloi punimet edhe Konferenca ndërkombëtare, organizuar në Kazakistan, me temë: “Nga ndalimi i provave, tek një botë pa armë bërthamore”. Pas vizitës së djeshme në zonën e eksperimenteve ruse, në veri lindje, e pikërisht në Semeipalatinsk, sot, në Astana u mblodhën 175 pjesëmarrësit e Forumit.
Iniciator i Ditës së OKB-së për ndalimin e armëve bërthamore ishte Kazakistani, që vijon të vuajë nga pasojat tragjike të eksperimeteve ruse në veri-lindje. Prej këndej, e shikon me impenjim e shpresë diskutimin ndërkombëtar mbi këtë problem kaq të mprehtë për mbarë njerëzimin. Këtë nënvizoi presidenti Nazarbajev. Të pranishëm, edhe disa njerëz, shumica invalidë, që shpëtuan gjallë, pasi përballuan pasojat e provave bërthamore. Ishin aty për të dëshmuar, për t’i treguar botës historinë e sëmundjeve dhe të vuajtjeve, që u detyruan të përballojnë. “Kurrë më tmerre të tilla”- ishte fjala e ditës për parlamentarët e Organizatës ndërkombëtare, ardhur nga 50 vende të botës, shumica në favor të çarmatosjes së plotë, universale e globale.







All the contents on this site are copyrighted ©.