2012-08-29 16:36:00

Amnesty International: akoma 14 mijë vetë të zhdukur gjatë luftrave ballkanike


Mëse 14 mijë vetë akoma konsiderohen të zhdukur në vendet e ish-Jugosllavisë, edhe pas më shumë se dhjetë vjet nga përfundimi i luftrave ballkanike të viteve ’90. Është gati gjysma e njerëzve, që konsideroheshin të zhdukur, që nga viti 1991, pas arrestimeve, ose zhvendosjeve. Denoncimin e bën organizata “Amnesty International” në prag të Ditës Botërore për të zhdukurit, që kremtohet çdo vit, më 30 gusht.
Pjesa më e madhe e familjeve presin akoma drejtësi, vazhdon organizata. Raporti hyn edhe në hollësitë e disa rasteve në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë, Maqedoni, Mali i Zi, Serbi e Kosovë. Qeveritë e këtyre gjashtë vendeve nuk kanë respektuar detyrimin ndërkombëtar për hetimin dhe dënimin e krimeve. Vetëm disa janë gjykuar nga Gjykata e Hagës, mandati i së cilës është në përfundim e sipër. Gjatë luftës në Kosovë, shkruhet në raport, u regjistruan 3600 të zhdukur, mëse 3000 prej të cilëve, shqiptarë. Familjet e së paku 1797 të zhdukurve akoma presin të identifikohen trupat pa jetë të të dashurve të tyre, për t’i varrosur si duhet. Ç’është më keq, kur kufomat identifikohen, pak nga përgjegjësit dalin përpara drejtësisë.








All the contents on this site are copyrighted ©.