Takim privat i Papës me kryeministrin italian Monti
Dje pasdite, Papa Benedikti XVI priti në audiencë private në Kastel Gandolfo, kryeministrin
italian Mario Monti. Sipas komunikatës së Sallës së Shtypit të Vatikanit, më pas,
Monti u takua edhe me Sekretarin e Shtetit, kardinalin Tarçizio Bertone. Gjendja
në Evropë dhe sfidat që ka përpara kontinenti, kontributi i qytetarëve e sidomos i
të rinjve për zhvillimin e tij njerëzor e shpirtëror: këto ishin temat e bisedës 45
minutëshe të kryeministrit italian me Atin e Shenjtë, në një atmosferë familjariteti
e përzemërsie. Gjatë dhjetë muajve të qeverisjes, Mario Monti e ka takuar shtatë herë
Papën Racinger.