Lutja e shën Agostinit: "O Zot më mëso të dua!" O Zot, unë s’di të lutem, askush
s’më ka mësuar. E as tashti s’ e di çfarë duhet të të them, Ty, që s’e di
a je a s’je? A je kund, o Zot? Në se je, pse s’të shoh? Apo është e tepërt
kjo që po të kërkoj! Majat e deti e lulet gjithësia mbarë më flet për Ty, e
prap nuk mund të të shoh, të të zbuloj nuk mund. Më thonë se dashuria është
provë e qenies sate. E ndoshta prandaj, deri më sot s’të kam parë e as të
kam takuar. Kurrë nuk më deshën aq shumë sa unë ta ndjej praninë tënde! O
Zoti im, bëj ta takoj dashurinë që më prin drejt Teje, një dashuri të sinqertë, ngrohtësi
pa interes, të fortë, besnike, bujare, një dashuri-shembëllim, me Ty, o Zoti
im!