2012-08-28 13:40:42

Kardinali amerikan Dolan shpjegon arsyet e pjesëmarrjes në “Convention” republikane të Tampas


Mit Rumni u deklarua sot në Tampa, kandidati zyrtar i republikanëve për zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA-të. Në “convention”, që filloi sot e do të përfundojë më 30 gusht, do të marrë pjesë, pikërisht në mbyllje, edhe kardinali Timoti Dolan, kryeipeshkëv i Nju Jorkut dhe kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Amerikane. Shumë media e kanë interpretuar këtë si mbështetje për Mit Rumnin, pavarësisht se një notë për shtyp e zëdhënësit sqaron se kardinali do të jetë i pranishëm vetëm në lutje e nuk ka ndërmend të mbështesë kandidatin mormon. Njëkohësisht, sqarohet në tekst, kardinali është gati të pranojë edhe një ftesë nga demokratët, në mbledhjen e tyre në Sharlot, nga 4 deri më 6 shtator, gjithnjë për t’u lutur. Kjo lutje është bërë tashmë traditë e politikës amerikane e në të marrin pjesë edhe eksponentë të feve të tjera.







All the contents on this site are copyrighted ©.