2012-08-28 16:22:31

Dhimbja e Papës për tragjedinë e rafinerisë në Venezuelë: Kisha e shoqëria të ndihmojnë ata, që kanë humbur shtëpi e të dashur


Lutje për viktimat, afërsi shpirtërore për familjet, thirrje për solidaritet. Këto janë fjalët e telegramit të ngushëllimit të Papës Benedikti XVI për vdekjen e 48 venezuelanëve, nga shpërthimi i rafinerisë së Amuay-t, të shtunën e kaluar. Në tekstin, që mban firmën e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Tarçizio Bertone, Ati i Shenjtë shpreh dhimbjen e tij të thellë për ngjarjen, u siguron të gjithëve lutjet e tij dhe u bën thirrje shoqërisë e Kishës në Venezuelë të ndihmojnë me solidaritet të krishterë, ata që kanë humbur të dashurit dhe kanë mbetur pa strehë.







All the contents on this site are copyrighted ©.