2012-08-27 15:23:41

Të krishterët e Pakistanit mobilizohen për shpëtimin e Rimsha Masih


Filloi sot një javë e rëndësishme e delikate në Pakistan, ku drejtësia duhet të prononcohet për lirimin e Rimsha Masih, vajzës 11 vjeçare të krishterë, në burg që nga 16 gushti, për djegjen e disa faqeve të Kuranit. Ministri i Brendshëm i ka kërkuar policisë të mos e lirojë vajzën, për shkak se mund të rrezikojë jetën e vet dhe të familjarëve, nëse lëviz lirisht. Gjithsesi, çështja do të shqyrtohet duke filluar nga dita e nesërme.
Ndërkaq, të krishterët e Pakistanit mobilizohen për të kërkuar lirimin e plotë të saj. Edhe në Evropë, nga Roma në Londër, pakistanezët e krishterë kanë filluar një fushatë me parrullën “Të shpëtojmë Rimsha Masih”. Shoqata e Pakistanezëve të Krishterë në Itali ka vënë në dispozicion një adresë e-maili, ku mund të shkruhet në mbështetje të një peticioni për t’iu dërguar presidentit pakistanez Ali Zardari. Adresa është . “Kush është fajtor – pyesin të krishterët. Ata që kanë hedhur faqet e Kuranit, të cilat i ka djegur më pas Rimsha, apo vetë vajza e vogël?”







All the contents on this site are copyrighted ©.