2012-08-27 15:23:28

Në Siri, dhunohet kryeipeshkvia greko-katolike e Halebit


Selia e kryeipeshkvit metropolit greko-katolik në Haleb është dhunuar e plaçkitur, ndërsa në qytetin sirian vazhdonin ndeshjet ndërmjet opozitës dhe trupave besnike të presidentit Bashar al Asad. Kryeipeshkvi, imzot Zhan-Klement Zhanbar, ndihmësi i tij dhe disa meshtarë arritën të iknin disa orë para se të ndodhte ky episod, të enjten e kaluar. Sipas bashkësisë katolike lokale, autorët janë njerëz të grupeve, që duan t’i japin bazë fetare luftës në Siri. Vihet re rritje e numrit të milicëve islamikë vahabitë e salafitë, që vijnë nga Çeçenia, Pakistani, Libani, Afganistani, Tunizia, Arabia e Libia. Qëllimi i tyre është të sjellin kaos, shkatërrim e të paralizojnë jetën shoqërore. Katolikët sirianë shpresojnë që popullsia të mos bjerë në kurthin e tyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.