2012-08-27 13:29:26

Kopja e Biblës së Gutembergut, në Muzeun e Çestokovës, që i kushtohet Papës Vojtila


Muzeu i Monedhave dhe i Medaljeve në Çestokovë të Polonisë i kushtohet Papës Gjon Pali II dhe është përuruar më 11 gusht 2011. Në të mund të shihen mëse 6 mijë medalje dhe monedha, që pasqyrojnë papën polak. Tani, koleksioni pasurohet me një kopje të Biblës së shtypur nga Gutembergu, e njohur si ekzemplari i Pelplinit, nga vendi ku ruhet origjinali. Vëllimi i shtypur në vitet 1452-1455 është njëri nga 19 ekzemplarët, që kanë arritur deri në ditët tona. Është një kopje e veçantë, e shtypur në reliev, ku shihen edhe njollat e lagështisë e gjurmët e kohës. E rrallë, prandaj edhe me numër. Kjo kopje mban numrin 5.







All the contents on this site are copyrighted ©.