2012-08-27 13:38:28

Audienca e Përgjithshme e Papës të mërkurën do të mbahet në Vatikan.


Të mërkurën e ardhshme, Papa Benedikti XVI do të mbajë Audiencën e Përgjithshme në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, për çka do të vijë me helikopter nga Kastel Gandolfo për të takuar besimtarët, shtegtarët dhe grupin shtegtar të ministrantëve nga Franca, organizuar nga Komisioni ipeshkvnor francez për Liturgjinë, mbi temën: “T’i shërbesh Zotit, gëzim për njeriun, gëzim për Zotin”. Afër 2.600 ministrantë, (fëmijët që shërbejnë pranë elterit gjatë kremtimit të Meshës e të kremtimeve tjera liturgjike), të shoqëruar nga priftërinj e seminaristë, të ardhur nga mase gjysma e dioqezave të Francës që nga dita e shtuna e kaluar janë në Romë për të marrë pjesë në Kapitullin e tyre, ngjarje që do të kulminojë me pjesëmarrjen e tyre në Audiencën e Përgjithshme të Papës Ratcinger në Vatikan.







All the contents on this site are copyrighted ©.