Më 23 gusht kalendari kishtar përkujton shën Rozën e Limës, virgjër, rregulltare
domenikane. Pra duke shfletuar kalendarin e sotëm kishtar, përkujtojmë festën
e Shën Rozës, virgjër, regulltare domenikane e udhërit të tretë nga Lima e Perùsë
në Ameriken Latine. Roza lindi më Lima më 20 prill 1586 në një familje fisnike
me prejardhje nga Spanja. Ishte e 10-ta prej 13-të fëmijëve. Emri i saj i pagëzimit
ishte Izabela e quajtur Trëndafil për nga bukuria. Është shenjtëresha e parë e kontinentit
amerikan.
Shën Roza e Limës qe shembull i jetës së krishterë, jetoi më thjeshtësi
në pendesë e në lutje të pareshtur. E regjistruar në Urdhrin e Tretë domenikan, Roza
diti të mbante e të kultivonte gjithmonë qetësinë shpirtërore të jashtëzakonshme edhe
ndër sprova të rënda që e shoqëruar jetën e saj, duke imituar kështu Jezu Krishtin
e varfër e të Kryqëzuar.
Shën Roza nga Lima, kishte një devocion të posaçëm
ndaj Virgjërës Mari e kështu punoj e iu lutë Hyjit për rritjen e përforcimin e Kishës
sidomos ndër Indianë të Amerikës. Në shtëpi të prindërve, Roza përgatiti një lloj
spitali apo vend strehimi për të varfrit e nevojtarët, ku asistonte fëmijë e të moshuar
të braktisur, posaçërisht ata me prejardhje indiane.
Nga viti 1609 Roza vendosi
të mbyllej në një qeli prej dy metrash katror, të ndërtuar në kopshtin e shtëpisë
së familjes së vet, nga e cila Roza dilte vetëm për kremtimet liturgjike fetare e
aty kalonte pjesën më të madhe të ditës duke u lutur e përforcuar kështu bashkimin
e ngushtë me Zotin.
Në lutje e në meditime të Fjalës së Zotit, Roza pati edhe
vegime mistike. Në vitin 1614 u detyrua të transferohej në shtëpinë e një gruaje fisnike.
Maria Ezateguit, ku edhe vdiq pas tri vjetësh, e këputur prej sakrificave të mëdha.
Ishte 24 gusht i vitit 1617, festa e shën Bartolomeut Apostull. Shën Roza e Limës,
kishte një devocion të posaçëm ndaj Virgjërës Mari, Zojës së Bekuar, punoi dhe iu
lutë Zotit për rritjen e Kishës në mënyrë të veçantë ndër indianët e Amerikës. Shën
Roza e Limës është shembull i jetës pendestare dhe e lutjes në jetën laike. Qe gjithmonë
e qetë në sprovat që e shoqëruan gjatë jetës, duke imituar Krishtin e varfër e të
kryqëzuar.