2012-08-23 10:57:20

Këshilli Ekumenik i Kishave organizon Ditën e 8-të Ndërkombëtare të Lutjes për paqen


Një Ditë Ndërkombëtare e Lutjes për paqen: është nisma e nxitur nga Këshilli Ekumenik i Kishave për datën 21 shtator, e cila përkon me Ditën Ndërkombëtare të Paqes, caktuar nga OKB-ja. “Pjesëmarrësit në këtë nismë – shkruhet në një notë – ftohet të luten e të veprojnë së bashku për një paqe të drejtë ndërmjet bashkësive e kombeve, në të gjithë botën”. Lutjet mund të shkruhen edhe në faqet e rrjeteve shoqërore në internet, ku mund të shprehen edhe mendime për rrugët e arritjes së paqes, ndarë sipas fushave: shoqërore, ekonomike, ekologjike dhe politiko-ushtarake. Në veçanti, Këshilli Ekumenik kërkon lutje për “armëpushimin”, i kuptuar jo vetëm si ulje e armëve në konflitet e ndryshme nëpër botë, por edhe si pajtim në familje, në punë e në famulli. Në edicionin e saj të tetë, Dita Ndërkombëtare e lutjes për paqen lindi në vitin 2004, me nismën e sekretarit të atëhershëm të Këshillit, Samuel Kobia dhe të sekretarit të OKB-së, Kofi Annan. Ishte pjesë e veprimtarive ekumenike të programuara për “dhjetëvjeçarin kundër dhunës”, nga viti 2001 deri më 2010.







All the contents on this site are copyrighted ©.