2012-08-22 17:52:34

Takim mbi ekspozitën “Shqipëria, Athleta Christi” në Rimini. Në mikrofonin tonë, prof. Ardian Ndreca


Sot në orën 19, në Takimin e Riminit të Lëvizjes kishtare “Bashkim e Çlirim” paraqitet zyrtarisht ekspozita “Shqipëria, Athleta Christi. Rrënjët e lirisë së një populli”, për të cilën kemi folur edhe në ditët e kaluara. Ajo është hapur të dielën dhe do të përfundojë të shtunën, më 25 gusht, me synim të japë një ide për kontributin e krishterimit në historinë e Shqipërisë e në krijimin e identitetit të popullit shqiptar. Me tri ikona, përshkruhet historia e krishterimit në Shqipëri, përfshirë persekutimin komunist, duke hedhur tezën se shqiptari i kohës së demokracisë do ta kuptojë plotësisht cili është identiteti i tij vetëm nëse pranon se rrënjët e lirisë së vet gjenden në fenë shumëshekullore të të parëve.
Përveç dy prej organizatorëve të ekspozitës, shqiptarit Teodor Nasi dhe italianit Xhorxho Paoluçi, kryeredaktor i gazetës kishtare “Avvenire”, marrinn pjesë dhe flasin në takim, Ardian Ndreca, pedagog i filozofisë dhe drejtor i Institutit për Studimin e Ateizmit në Universitetin Papnor Urbanian, si edhe Agron Tufa, drejtor i Institutit për Studimin e Krimeve dhe të Pasojave të Komunizmit në Tiranë. Këto ditë në Miting janë të pranishëm gjithashtu, kryeipeshkvi metropolit i Shkodrës, imzot Anxhelo Masafra dhe ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji.
Por për çfarë flitet në këtë mbrëmje, në të cilën marrin pjesë shumë njerëz, italianë e shqiptarë, ardhur enkas nga veriu i Italisë për të ndjekur ekspozitën. Folëm telefonikisht me Ardian Ndrecën….....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.