2012-08-22 17:53:16

Pax Christi e Këshilli Ekumenik i shkruajnë OKB-së: të ndërhyhet në Jeruzalem për një paqe të qëndrueshme


Një deklaratë e përbashkët, ku kërkohet zgjidhje paqësore dhe e qëndrueshme për qytetin e Jeruzalemit i është dërguar OKB-së me një letër të hapur nga organizata kishtare “Pax Christi International” dhe nga Këshilli Ekumenik i Kishave. Në prag të sesionit të 21-të të Këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut, që do të mbahet në Gjenevë nga 10 deri më 28 shtator, u kërkohet Kombeve të Bashkuara të sigurojnë lirinë e qarkullimit për banorët e Jeruzalemit, të emërojnë një të dërguar të veçantë për qytetin dhe të miratojnë një rezolutë për respektimin e të drejtave të njeriut e të ligjeve ndërkombëtare, sidomos në Jeruzalemin Lindor.
Jeruzalemi ka një status të veçantë për shkak të rëndësisë së tij për të tria fetë kryesore monoteiste: krishterimin, hebraizmin dhe islamizmin. Izraeli ushtron sovranitetin e vet mbi Jeruzalemin Perëndimor dhe e ka shpallur krejt qytetin, duke përfshirë edhe Jeruzalemin Lindor, në pjesën palestineze, si kryeqytetin e vendit, natyrisht pa përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare, që konsideron kryeqytet Tel Avivin. Në bisedimet për paqe ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve, statusi i ardhshëm i Jeruzalemit shkakton kundërshti të jashtëzakonshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.