2012-08-22 19:11:51

Ndërroi jetë kardinali Shan Kuo-Hsi, ipeshkëv nderi i Kaohsiung


Ndërroi jetë sot kardinali jezuit Paul Shan Kuo-Hsi, ipeshkëv nderi i Kaohsiungut në Tajvan. Ishte 89 vjeç. U lind më 3 dhjetor 1923, u shugurua meshtar më 1955 dhe ipeshkëv më 1980. Papa Gjon Pali II e krijoi kardinal në koncistorin e 21 shkurtit të vitit 1998. Është impenjuar veçanërisht në dialogun ndërfetar, sidomos në marrëdhëniet me budistët. Me vdekjen e tij, kolegji kardinalor mbetet me 207 kardinaj, prej të cilëve 118 kanë të drejtë të zgjedhin papën. Kardinajt jezuitë janë tani vetëm shtatë.







All the contents on this site are copyrighted ©.