2012-08-20 16:17:26

Sulm i ri kundër një Kishe në Nigeri


Dhunë e re në Nigeri. Një grup njerëzish të armatosur, ndoshta, anëtarë të sektit integralist islamik Boko Haram, sulmuan gjatë natës së kaluar një kishë katolike, një shkollë fillore dhe një stacion policie në Damagun, verilindje e vendit. Ata u ndeshën me forcat e policisë. Nuk duhet të ketë viktima. Kryeipeshkvi i Xhosit, imzot Ignatius Kaigama, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore katolike Nigeriane, ndodhet në Takimin e Lëvizjes kishtare “Bashkim e Çlirim” në Rimini, nga ku i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare ta ndihmojë Nigerinë të dalë nga spiralja e dhunës.







All the contents on this site are copyrighted ©.