2012-08-20 16:18:05

Papa, Veprimit Katolik argjentinas: dëshmoni bukurinë e fesë përmes mikpritjes e solidaritetit


Dëshmoni bukurinë e fesë: kështu u shkruan Papa pjesëmarrësve të Asamblesë së 27-të të Përgjithshme të Veprimit Katolik argjentinas, që vazhdon në Lujàn. Sipas Benediktit XVI, këto janë përparësitë në shpalljen e Ungjillit: “Të jeni bujarë, mikpritës, solidarë e sidomos, dëshmitarë të bukurisë së fesë”. Veprimi Katolik mund të kontribuojë në krijimin e një kulture popullore pozitive, në formimin e njerëzve të përgjegjshëm, të aftë t’i shërbejnë vendit. Grupet tuaja janë palestra shenjtërie, thekson Papa, ku njerëzit stërviten të punojnë më mirë për Mbretërinë e Hyjit, duke ndjekur parimet ungjillore.
Asambleja e përgjithshme e Veprimit Katolik mbledh rreth 7 mijë vetë nga Argjentina dhe nga vende të tjera të Amerikës Latine. Tema e sivjetme është “Bëni çfarë t’ju thotë. Të mbjellim shpresën, t’i shërbejmë jetës”. Aktualisht, Veprimi Katoli ka 30 mijë anëtarë, që bëjnë pjesë në 800 famulli të ndryshme në Argjentinë.







All the contents on this site are copyrighted ©.