2012-08-18 19:30:13

Fillon në Rimini, Takimi i lëvizjes “Bashkim e Çlirim”, mbi marrëdhëniet e njeriut me pafundësinë


Sot, filloi në Rimini të Italisë, Takimi tradicional veror i lëvizjes kishtare “Bashkim e Çlirim”, i cili sivjet, ka si temë “Natyra e njeriut dhe marrëdhëniet e tij me pafundësinë”. Tema është marrë nga kapitulli i parë i veprës “Ndjenja fetare”, me autor don Luigji Xhusanin. Pas Meshës së përurimit, kremtuar nga ipeshkvi i qytetit bregdetar, imzot Françesko Lambiazi, u mbajt një konferencë mbi të rinjtë dhe ekonominë, ku mori pjesë edhe kryeministri italian, Mario Monti. Për kuptimin e temës së Takimit të sivjetëm të Riminit, të dëgjojmë presidenten e Fondacionit “Mitingu për miqësinë ndërmjet popujve”, Emilia Guarnieri. Si mund ta kuptojë njeriu dëshirën për pafundësi në ditët e sotme:
Ndoshta, ashtu siç na mësonte gjithnjë don Xhusani: nëse njeriu do ta hidhte vështrimin mbi veprimtarinë e vet, nëse do të shihte jetën e vet, do ta kuptonte se kjo jetë është e ndërthurur me dëshirën për drejtësi, për lumturi, për bukuri, që nuk shuhet kurrë. Ka një përmasë kërkimi të pafundësisë në jetën e njeriut, që në fund të fundit, e bën të kuptojë se ai është krijuar për amshim.








All the contents on this site are copyrighted ©.