2012-08-15 16:23:46

Zoja e Madhe në përshpirtërinë popullore të shqiptarëve


Kush nuk e di pse quhet Zoja e Madhe solemniteti, që kremtojmë sot, natyrisht pyet për kuptimin e këtij titulli të ri, me të cilin thirret Maria. Solemniteti, i njohur fillimisht në gjuhën greke si Festa e Theotòkos (Nënës së Zotit); në atë latine si Absunta, më pas si Dremitja a Përgjumja e Marisë, u quajt nga shqiptarët edhe “Zoja e Madhe”.
Ishte një përpjekje e arritur për ta dalluar këtë festë, që shënon kulmin e të gjitha festave mariane, nga lindja e Zojës, kur Vasha e Nazaretit ishte e vogël. Prej këndej, festa e lindjes së Saj, që kremtohet më 8 shtator, u quajt e “Zojës së Vogël”.Ky është edhe kuptimi i Zojës së Madhe, titull që i përshtatet plotësisht Nënës së Krishtit, që u ngjit me korp e shpirt në qiell, në një ditë, në zemër të gushtit, me vapë të madhe, ndoshta si kjo e këtyre ditëve, që po jetojmë.








All the contents on this site are copyrighted ©.