2012-08-13 18:13:02

Në Egjipt, presidenti Morsi largon nga detyra Ministrin e Mbrotjes, Tantaui


Presidenti egjiptian, Mohamed Morsi e shpjegoi vendimin e tij për të larguar nga detyra kreun e forcave të armatosura dhe Ministrin e Mbrojtjes, Husein Tantaui, si edhe kreun e shtatmadhorisë, Sami Anan, si veprim për të mirën e popullit e të kombit, pa dashur të godasë persona të veçantë. Mijëra simpatizantë islamikë festojnë për dekretet e presidentit, ndërsa ambienti ushtarak është krejtësisht i pakënaqur. Vërtet, këto dekrete e përqendrojnë pushtetin në duart e një personi të vetëm, pasi parlamenti nuk ekziston më, i shpërndarë nga Gjykata Kushtetuese, e cila i deklaroi të pavlefshme zgjedhjet legjislative. Në mungesë të parlamentit, pushteti legjislativ ushtrohet nga Këshilli ushtarak, por Morsi po mundohet t’i kapërcejë ushtarakët. Derisa të mblidhet Asambleja e re Kushtetuese, derisa të bëhet referendumi për miratimin e Kushtetutës e derisa të zhvillohen zgjedhje të reja e të fillojë punën parlamenti i ri mund të kalojë së paku një vit.







All the contents on this site are copyrighted ©.