2012-08-13 17:53:35

Mëse 300 viktima nga tërmeti në Iran


Rritet bilanci i viktimave të tërmetit të së shtunës në Iran. Deri tani, numri i të vdekurve ka arritur në 306 vetë, ndërsa të plagosurit, mëse 3 mijë. Mëse 200 viktima, sipas Ministrit të Shëndetësisë, janë gra e fëmijë. Spitalet e rajonit të Tabrizit janë mbushur me të plagosur dhe u është dashur të përballojnë 700 operacione, në pak orë. Lëkundjet prej 6,4 dhe 6,3 gradësh të shkallës Rihter kanë shkatërruar mëse 80% të fshatrave Ardebil, Ahar dhe Varzegan, duke shkaktuar dëme në mëse 10 mijë banesa. Ndihmat erdhën me pak vonesë për shkak të mbylljes së zyrave nga Ramazani. Megjithëse Teherani ka deklaruar se nuk pranon ndihma nga jashtë, përveç Gjysëmhënës iraniane është aktive edhe Gjysëmhëna turke dhe Karitasi katolik iranian.








All the contents on this site are copyrighted ©.