2012-08-11 10:56:47

Përfundojnë Lojërat Olimpike të Londrës 2012


Lojërat Olimpike të Londrës po përfundojnë. Ndërsa akoma është e gjallë në mendje ceremonia e hapjes, njerëzit presin para ekraneve të televizorëve për të parë ceremoninë e mbylljes, që do të ketë në qendër muzikën. Vërtet, tema kryesore e shfaqjes, zgjedhur nga regjizori çmim Oskar, Danny Boyle, eshte “A Symphony of Brishtish Music” (Një simfoni e muzikës britanike). Dihet se do të marrin pjesë rreth 20 grupe e artistë, si këngëtari George Michael, do të rimblidhen për këtë rast vajzat e grupit “Spice girls” e, pastaj grupe të tjera si “Take that”, “Rolling Stones” e të tjerë. Këngëtarët, që e kanë bërë të famshme muzikën rok angleze do t’u japin flamurin muzikantëve brazilianë, si simbol për Lojërat Olimpike të vitit 2016, që do të zhvillohen në Rio-de-Zhanejro.
Ceremonia do të drejtohet nga koreografi Kim Gavin, me skenografi të Es Devlin dhe me muzikë të David Arnold, autor i muzikës së pesë filmave të agjentit më të famshëm të Kurorës britanike, James Bond. Do të zgjasë dy orë e gjysëm, do të jepen çmimet për maratonën, do të bëhet marrshimi i 10 mijë atletëve e do të flasë mbretëresha Elisabeta, kryetari i bashkisë së Londrës, Boris Johnson dhe presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Jacques Rogge.







All the contents on this site are copyrighted ©.