Ipeshkvijtë amerikanë, bashkësisë sikh: jemi pranë jush në dhimbjen për masakrën e
Uiskonsin
E gjithë bota i drejtoi sytë edhe një herë nga SHBA-të, ku dje, një person qëlloi
me armë kundër besimtarëve të mbledhur në një Tempull Sikh, në Uiskonsin, duke vrarë
gjashtë vetë e duke plagosur rëndë tre të tjerë. Edhe bashkësia katolike e vendit,
përmes Konferencës Ipeshkvnore Amerikane, shpreh ngushëllimet e saj për viktimat dhe
solidaritetin me gjithë bashkësinë e sikhëve. Kreu i Komisionit ipeshkvnor për Ekumenizmin
dhe dialogun ndërfetar, imzot Denis Madden, deklaroi: “Në këtë çast dhimbjeje, ne
katolikët vajtojmë së bashku me vëllezërit e motrat tona sikh, me të cilët kemi miqësi
të përzemërt, me të cilët na bashkon dashuria e Zotit dhe besimi në bashkëjetesën
paqësore ndërmjet njerëzve, prandaj tragjedi, si ajo e djeshmja na duken edhe më të
dhimbshme e më të vështira për t’u kuptuar”. Ipeshkvijtë amerikanë bashkohen me sikhët
në kundërshtimin e dhunës, sidomos të asaj që rrjedh nga intoleraca fetare dhe shprehin
trishtim për faktin se kjo tragjedi ndodhi brenda një vendi kulti, ndërsa bashkësia
lutej. Personi 40-vjeçar, që hapi zjarr, duke humbur jetën edhe ai vetë, ishte veteran
i ushtrisë amerikane, ndoshta pjestar i grupeve të supremacisë së të bardhëve. Bashkësia
e sikhëve përbëhet kryesisht nga indianë, të emirguar në SHBA-të.