2012-08-03 15:40:57

Thirrje e Kishës në Francë kundër ligjit për martesat gay dhe kundër eutanazisë


Kisha e Francës bën thirrje kundër projektligjit, që autorizon martesat ndërmjet personave me të njëjtin seks dhe, kundër atij, që lejon eutanazinë. Kreu i ipeshkvijve, kryeipeshkvi i Parisit, imzot Andrè Vingt-trois, në një “lutje për Francën”, shpërndarë në të gjitha dioqezat, shkruan: “Të lutemi për ata që kohët e fundit janë zgjedhur për të bërë ligje e për të qeverisur, që impenjimi i tyre për të mirën e përbashkët të shoqërisë të jetë më i fortë se kërkesat e veçanta” të ndonjë grupi.







All the contents on this site are copyrighted ©.