Papa falënderon Kalorësit e Kolombos për mbrojtjen e lirisë fetare.
“Në një epokë, kur synohet të ripërcaktohet e të kufizohet ushtrimi i së drejtës për
liri fetare, Kalorësit e Kolombos vijojnë, pa u lodhur, punën, duke e ndihmuar bashkësinë
katolike t’i njohë e t’i zgjidhë problemet e reja, të pashembullta, që vënë në rrezik
lirinë e Kishës dhe dëshminë morale publike”. Këtë pohon Papa në një mesazh drejtuar,
përmes sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Tarçizio Bertone, Kalorësve
të Kolombos, me rastin e kuvëndimit të tyre vjetor, që do të mbahet nga 7 deri më
9 gusht, në Kaliforni. Në mesazhin drejtuar Carl Anderson, kryekalorës i Kalorësve
të Kolombos, Papa nënvizon: “Duke mbrojtur të drejtat e të gjithë besimtarëve, si
qytetarë të veçantë e edhe në institucione, për të punuar me përgjegjësi në ndërtimin
e një shoqërie demokratike, të frymëzuar nga feja, vlerat e aspiratat, Urdhëri juaj
mbron krenarisht parimet patriotike e fetare, që janë në themelet e tij”.