2012-08-03 16:23:55

Olimpiada e Londrës, rast për ungjillëzim, dialog e bashkim


Jo vetëm sport. Olimpiada e Londrës është edhe rast për ungjillëzim, por edhe për bashkim ndërmjet feve të ndryshme të krishtera. Duke ecur rrugëve të kryeqytetit britanik, mund të shohësh fretër françeskanë, që së bashku me të rinjtë e nismës ekumenike “More than gold – Më shumë se ar” dhe, me të rinjtë finlandezë të organizatës protestante “Rini me mision”, përhapin Fjalën e Zotit, në përpjekjen për të afruar kë është larguar nga Krishti. Fretërit vijnë nga një famulli, menjëherë jashtë Fshatit Olimpik, ku deri më 10 gusht do të ekspozohet i Shenjtnueshmi Sakrament e ku do të organizohen katër mbrëmje me lutjet e Taizè-së. Në ditën e fundit të Lojërave Olimpike, më 12 gusht, ipeshkvi i Brentudit do të kremtojë një meshë falenderimi.







All the contents on this site are copyrighted ©.