Në Nairobi, Kongresi “Pali VI dhe Kisha në Afrikë”
Magjisteri i Papës Pali VI dhe ndikimi i tij në fenë e popujve afrikanë, ishin në
qendër të Kongresit “Pali VI dhe Kisha në Afrikë”, që u zhvillua në Nairobi të Kenias.
Relacionet e mbajtura nga kardinaj e prelatë të lartë të Kishës Katolike, si për shembull,
kardinali Frensis Arinze, vunë në dukje vetitë profetike të Papës Montini, i pari
papë i kohëve moderne, që shkeli në Afrikë. Në Këshillimin e tij Apostolik “Evangelii
nuntiandi”, ai shprehte nevojën e ungjillëzimit të kulturave, duke e bërë të besueshëm
mesazhin ungjillor përmes dëshmisë personale. Edhe sot, besimtarët afrikanë e ndjejnë
fort forcën rinovuese të karizmës së atij, që vendosi bazat për një Kishë, e cila
është gjithnjë e më e pjekur, duke u bërë ajo vetë, misionare.