2012-08-03 16:23:36

Në Egjipt, ndeshje ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve


Ndeshje të fuqishme janë zhvilluar në Dashur të Egjiptit, në jug të Kajros. Palët në konflikt: koptët e krishterë dhe myslimanët. U dogjën ndërtesa, u plagosën 16 vetë dhe u bën përpjekje për t’i vënë flakën kishës së fshatit. Rreth 100 familje kopte u larguan nga frika e sulmeve të reja. Kisha u mbrojt nga disa familje myslimanësh, të cilët e rrethuan, duke mos i lënë njerëzit të afrohen e duke bërë ç’është e mundur për të rivendosur qetësinë.







All the contents on this site are copyrighted ©.