2012-08-03 14:09:22

Ipeshkvi i Sapës falënderon Benediktin XVI për emërimin e Delegatit papnor për Jubileun e 950-vjetorit të dioqezës


Ati i Shenjtë Papa Benedikti XVI ka emëruar të Deleguarin e tij të Posaçëm Hirësinë e Tij Kardinalin Santos Abril y Castelló, Kryeprifti i Bazilikës Papnore të Shën Marisë së Madhe në Romë, për rastin e kremtimit 950 vjetorit të Dioqezës së Sapës, që do të mbahet me datë 29 shtator 2012 në Katedralen kësaj Dioqeze.
E Ipeshkvi Sapës: falënderojmë Benediktin XVI për Delegatin papnor që do të dërgojë me rastin e kremtimeve përmbyllëse të Jubileut të dioqezës së Sapës.
Sot, selia e Dioqezës Katolike të Sapës e ka qendrën në Laç të Vaut të Dejës, e drejtohet nga ipeshkvi imzot Lucjan Avgustini, i cili njëkohësisht është edhe Zëvendës President i Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë.
Gazetarët që dëshirojnë të akreditohen për ndjekjen e ceremonive të asaj dite dhe të festimeve të tjera të drejtohen në Zyrën e shtypit të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë ose edhe direkt në Dioqezën e Sapës, pranë Katedrales së Të Lumes Nënë Tereza të Kalkutës në Laç të Vaut të Dejës.
Ndërkaq, dioqeza e lashtë shqiptare e Sapës vazhdon kremtimet për Vitin Jubilar të 950 vjetorit të themelimit të saj 1062-2012, përuruar më 5 janarin e këtij viti me kremtimin e Meshës së Shenjtë në Kishën Katedrale të së Lumes Nënë Terezë në Vau-Dejës.
Po të dëgjojmë ipeshkvin e Sapës imzot Lucjan Avgustinin se si u prit emërimi i Delegatit papnor për mbylljen e kremtimeve jubilare të 950-vjetorit të themelimit të dioqezës.........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.