Gazeta ‘L’Osservatore Romano” citon thënien e Poetit të madh dhe të Shën Ambrozit:
“Lum shembja, mbi të cilën rindërtohet”.“Lum shembja, mbi të cilën rindërtohet”, në
se edhe mëkati ka ‘provaninë” e vet. Kështu shkruan teologu romak, Inos Biffi, duke
kujtuar Danten dhe Shën Ambrozin e edhe mënyrën sesi këta dy viganë të mendimit njerëzor
e perceptojnë mëkatin e Kishës. Edhe një herë, vëren Biffi, duke komentuar Këngën
IX të “Parajsës” së Dantes, zemërimi kundër barinjve të pabesë nuk e errëson, në mendjen
e Dantes, perceptimin e identitetit të vërtetë të Kishës, Vashës së Krishtit, lidhur
përjetësisht e pazgjidhshmërisht me Dhëndërrin Hyjnor. Qeverisja e saj e padenjë
dhe e dënueshme, nuk lë asnjë njollë në ekleziologjinë e Poetit, e cila mbetet e
paqortueshme. Citati i teologjisë së Dantes, që Biffi e nënvizon në gazetën vatikanase,
është “fati i mëkatit, që mundet nga begatia e hirit”. Me Chiavacci Leonardi-n,
Biffi pohon se kënga e Parajsës është një nga faqet e mëdha antikonformiste, që e
dallojnë penën e Dantes. E edhe se në këtë teologji, Dantes i parapriu Shën Ambrozi,
me thirrjen guximtare: “Lum shembja, mbi të cilën ngrihet një ndërtesë shumë më e
bukur!”.