2012-07-31 13:29:21

Hysen Pulaku, i pari që largohet për drogë nga Lojërat Olimpike 2012


Shqipëria nuk ka fituar ndonjë medalje sportive në Lojërat Olimpike 2012, por fatkeqësisht ka fituar një lloj tjetër vendi të parë. Peshëngritësi Hysen Pulaku doli pozitiv në testin e drogës, duke u bërë i pari, që përjashtohet nga garat e Londrës, të shtunën e kaluar. 19-vjeçari duket se është trajtuar me steoridin stanozolol nga trajneri, që është njëkohësisht edhe xhaxhai i tij. Pulaku duhej të merrte pjesë në garën e peshëngritjes me grupin e 77 kg. Tani rrezikon të mos marrë pjesë në gara ndërkombëtare, të paktën për dy vjet. Zëdhënësi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Mark Adams sqaroi se përjashtimi i shqiptarit është mesazh për gjithë të tjerët, që mund t’u shkojë nëpër mend dopingu.








All the contents on this site are copyrighted ©.