2012-07-30 16:18:51

Rihapet zona arkeologjike e Shën Rozës, në Vatikan.


U hap këto ditë për publikun, zona arkeologjike e Shën Rozës, bërthamë e rëndësishme vendvarrimi, pjesë e nekropolit romak, poshtë kodrës së Vatikanit.
Kjo zonë arkeologjike është një sektor shumë i gjerë gërmimesh, që shtrihet në një pjesë të Via Triumphalis, e cila kalonte nëpër Vatikan. Në anët e saj ka disa varre. Është pjesë tejet e rëndësishme, sepse e ruajtur në mënyrë të jashtëzakonshme.Gërmimet e para nisën në vitet ’30, vijuan në vitet ’50 e më pas, në 2003-2004. U gjetën varre kalorësish, në mes të varrezave popullore. Kanë rëndësi, sepse kemi pak burime për këtë lloj varrosje. E duhet thënë se ka akoma shumë për t’u gërmuar e për t’u zbuluar, në sa po punohet me teknologjitë më moderne stratigrafike. Përsa i përket zonës së hapur, janë krijuar mundësitë që vizitorët ta admirojnë nga lart; e edhe të bëjnë një vizitë virtuale brenda varreve të hapura për të parë formën e tyre e objektet që janë gjetur.







All the contents on this site are copyrighted ©.