2012-07-28 18:07:18

DBR-ja 2013 pas një viti, por Brazili me ethet e përgatitjes


Pas një viti, nga 23 deri më 28 gusht 2013, të rinjtë e gjithë botës do të mblidhen në Rio-de-Zhanejro të Brazilit për Ditën Botërore të Rinisë. Pavarësisht se ka akoma kohë, përgatitjet kanë filluar. Sinjali i parë u dha javën e kaluar me publikimin e lutjes së DBR-së, e cila është bërë tashmë video në Youtube, ku të rinj të ndryshëm i luten Hyjit të jenë “ungjillëzuesit për të cilët ka nevojë Kisha në Mijëvjeçarin e Tretë”. Njëkohësisht, rinia ka zbarkuar edhe në Tuiter, ku atë Rexhinaldo Manxoti – përgjigjja katolike për telepredikatorët brazilianë – ndiqet nga mëse 100 mijë vetë, si të ishte ndonjë yll kinemaje. Të dielën e kaluar, çdo dioqezë e Brazilit organizoi një lloj maratone me titull “Përfshije fenë në jetë”, ndërsa nga 27 deri më 29 korrik, zhvillohet një takim triditor me temë “Përgatisni udhën”, në të cilin marrin pjesë 50 mijë vetë.







All the contents on this site are copyrighted ©.