2012-07-27 14:18:45

Kalendari i garave të ekipit shqiptar në Londër.


Në Lojërat Olimpike të Londrës është i pranishëm një ekip përfaqësues i Shqipërisë, në gjirin e të cilit, ateletja e lindur dhe e rritur në Kosovë, xhudistja Majlinda Kelmendi. Në një farë mënyre, ajo përfaqëson Kosovën, që nuk është e pranishme drejtpërdrejt, për arsye që nuk kanë të bëjnë me sportin.Shqipëria përfaqësohet nga Noel Borshi: not, 100 m. flutur, më 28. 07, ora 10.31; Arben Kucana: qitje me pistoletë, meshkuj, 10 m., më 28. 07, ora 12.00; Majlinda Kelmendi, xhudo, 52 kg, femra, më 29.07, ora 09.30; Romela Begaj, peshëngritje, 58 kg, femra, më 30. 07, ora 12.30; Briken Calja, peshëngritje, meshkuj, 69 kg, më 31.07, ora 10.00; Daniel Godelli peshëngritje, 69 kg., meshkuj, më 31.07, ora 10.00; Sidni Hoxha, not 100 metra stil i lirë, meshkuj, më 31. 07, ora 10.00; Hysen Pulaku, peshëngritje, 78 kg, meshkuj, 01. 08, ora 10.00; Adriatik Hoxha, atletikë, hedhje gjylje meshkuj, më 03. 08, ora 10.00; Endri Karina, peshëngritje, meshkuj, 94 kg, 04. 08, ora 15.30; Arben Kucana, qitje me pistoletë, meshkuj; 05. 08, ora 9.00 dhe Klodiana Shala, atletikë, 200 metra, femra, më 06.08, ora 19.20.

Sipas shtypit shqiptar







All the contents on this site are copyrighted ©.