2012-07-27 15:04:14

Dalja e dokumenteve të rezervuara nga Vatikani. Papa, gjykatësve: vazhdoni punën


Papa priti dje në audiencë, Komisionin kardinalor, që po kryen hetime për daljen e dokumenteve të rezervuara nga Vatikani. Lajmi u dha sot nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë. Benedikti XVI u informua për punën e Komisionit dhe për nivelin, në të cilin ka arritur procedura penale kundër të akuzuarit të vetëm, Paolo Grabriele, ish-ndihmës i dhomës në apartamentin papnor. Ati i Shenjtë falenderoi për lajmet dhe e ftoi Magjistraturën vatikanase të vazhdojë punën me kujdes. Sipas drejtorit të Sallës së Shtypit, atë Federiko Lombardi, rezultatet e punës së gjykatësve do të bëhen të njohura pas së dielës së parë të gushtit.








All the contents on this site are copyrighted ©.