2012-07-27 14:16:15

Ali Podrimja u përcoll dje për në banesën e fundit


Poeti kosovar, Ali Podrimja u përcoll dje për në banesën e fundit. Homazhet u bënë në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, duke u shoqëruar me muzikë dhe recitime nga vepra e tij “Lum Lumi”. Poeti i vargut “Kosova është gjaku im që nuk falet” u gjet i vdekur të shtunën, në afërsi të qytetit Lodève në Francë, ku po zhvillohej festivali i poezisë “Zëra të Mesdheut”, në të cilin ai merrte pjesë. Më hollësisht, të dëgjojmë Rabije Ibrajn nga Prishtina…RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.