2012-07-24 14:26:11

Në Irak, 111 viktima në atentatet e djeshme


Një sërë atentatesh dje, në 18 lokalitete të Irakut, shkaktuan 111 të vdekur e së paku, 230 të plagosur. Sulmet nuk janë marrë akoma përsipër nga askush, por dyshimet përqendrohen mbi degën lokale të Al Kaedës. Të ndjekim dëshminë e atë Rebvar Audish-Basa, prokurator i përgjithshëm i Urdhërit Antonian të Shën Ormisdës së Kaldejve:
Na vjen vërtet keq, që çdo herë, bien kaq viktima për shkak të kësaj dhune, që nuk mbaron kurrë. Fatkeqësisht, gjendja në Irak nuk është akoma e qëndrueshme: ka shumë konflikte ndërmjet palëve, edhe në nivelin ndërkombëtar, por viktimat janë njerëz të varfër, irakianë, që përpiqen për jetën e tyre. Nuk e dimë me saktësi se kush e ushtron këtë dhunë, por i lutemi Zotit që ajo të marrë fund sa më shpejt si në Irak, ashtu edhe në gjithë Lindjen e Mesme.







All the contents on this site are copyrighted ©.