2012-07-24 13:56:07

Liban. Imzot Matar: “Mesazhi i Papës vlen për mbarë Lindjen e Mesme”.


Pranë selisë së Qendrës katolike për informacion të Beirutit, dje u mbajt një konferencë shtypi, gjatë së cilës u shpjegua shtegtimi apostolik i Benediktit XVI në Liban (14-16 shtator). Së bashku me nuncin apostolik, imzot Gabriel Caccia dhe kryeipeshkvin e Beirutit, imzot Paul Matar, sipas njoftimit të Franciscan Media Center, rimarrë nga agjencia Sir, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Komitetit, që merret me përgatitjen e vizitës papnore. Libani është pothuajse gati për ta pritur Benediktin XVI, tha atë Marwan Tabet, i Komitetit për gatitjen e vizitës. Puna nisi që në mars, me takime të shpeshta ndërmjet autoriteteve vatikanase dhe përfaqësuesve të pallatit presidencial në Liban. Atë Tablet deklaroi, më pas, se vizita do të financohet pjesërisht nga qeveria libaneze e pjesërisht nga kisha vendase dhe disa donatorë.
Një vëmendje e posaçme po i kushtohet mediave libaneze dhe përgatitjes së tyre për ngjarjen e madhe, falë edhe kanalit . Atë Abu Kassem, drejtor i Qendrës katolike për informacionin, pohon se po përgatitet edhe një sallë shtypi për gazetarët, për të 66-tët, që do të arrijnë së bashku me Atin e Shenjtë, e edhe për të tjerët, nga Libani e vende të ndryshme të botës, gjithnjë të pranishëm në shtegtimet ppanore. Është rast i madh për ne, pritja e Papës, pohon atë Kassem, shenjë paqeje e pajtimi. Shpresojmë të sjellë paqen në Liban e në mbarë Lindjen e Mesme.
Edhe ipeshkvi i Beirutit, imzot Matar, shprehu bindjen se kjo vizitë do të jetë mesazh drejtuar, përmes Libanit, mbarë Lindjes së Mesme.
Presim, prandaj, Papën e fjalën e tij për të gjithë zonën e Lindjes së Mesme, theksoi imzot Matar.







All the contents on this site are copyrighted ©.